• e hënë, 06 prill 2026

Donald Tramp i Riu nesër në Banja Lukë në takime me udhëheqjen politike të RS-së

Donald Tramp i Riu nesër në Banja Lukë në takime me udhëheqjen politike të RS-së

Banja Lukë, 6 prill 2026 (MIA) - Djali i madh i Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp i Riu, nesër do të mbërrijë për vizitë në Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, njoftoi portali "Kliks".

Gjatë qëndrimit të tij në Banja Lukë, Tramp më i Riu do të takohet me përfaqësues të partive në pushtet për të diskutuar për investimet e mundshme për kompaninë e tij. Ai e mori përsipër menaxhimin e biznesit familjar pasi babai i tij u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025.

Më parë, Tramp i Riu së bashku me Xhared Kushner, planifikuan të ndërtonin një rrokaqiell në Beograd, por ky investim u ngri për shkak të problemeve administrative dhe teknike.

Vizita është realizuar përmes kontakteve të tij me Igor Dodik, djalin e ish-Presidentit të Republika Sërpska, Milorad Dodik. Igor Dodik aktualisht shërben si sekretar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) në pushtet. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR