• e hënë, 06 prill 2026

Teherani pretendon se detyroi një anije zbarkuese amerikane të tërhiqej

Teherani pretendon se detyroi një anije zbarkuese amerikane të tërhiqej

Teheran, 6 prill 2026 (MIA) - Korparmata e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) sulmoi një anije zbarkuese amfibe amerikane "LHA-7", duke e detyruar atë të tërhiqet në jug të Oqeanit Indian, njoftuan sot mediat shtetërore iraniane.

Përvec sulmit ndaj anijes amerikane, IRGC kumtoi se është sulmuar edhe një anije kontejner me emërtimin "SDN7", për të cilën Teherani pretendon se është në pronësi të Izraelit.

Në kumtesën nuk specifikohet vendndodhja e saktë ku u krye sulmi ndaj anijes kontejner. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR