• e premte, 05 dhjetor 2025

Irani ka filluar një sulm të ri raketor ndaj Izraelit

Irani ka filluar një sulm të ri raketor ndaj Izraelit

Teheran, 15 qershor 2025 (MIA) - Irani pasdite ka filluar një valë të re sulmesh me raketa ndaj objektivave në Izrael, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Janë lëshuar alarme në Tel Aviv dhe në vende të tjera në Izraelin qendror, ndërsa sirena kanë rënë edhe në veri të vendit.

Ndërkohë, Ministria Izraelite e Sigurisë Kombëtare u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë strehimoreve dhe bunkerëve.

Çdo lëvizje në vendet publike duhet të vendoset në minimum dhe të shmangen tubimet publike. Këto urdhra do të mbeten në fuqi deri në njoftim të mëtejshëm, thanë autoritetet izraelite.

Kjo është hera e parë që nga fillimi i konfliktit që Irani kryen sulm ditën ndaj Izraelit. Deri më tani, të gjitha sulmet janë kryer natën. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR