• e hënë, 28 tetor 2024

Irani kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së për shkak të sulmit të Izraelit

Irani kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së për shkak të sulmit të Izraelit

Teheran, 27 tetor 2024 (MIA) – Teherani mbrëmë kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së për shkak të sulmit të parmbrëmshëm të Izraelit ndaj Iranit, njoftoi misioni iranian në Kombet e Bashkuara. 

“Republika Islamike Irani kërkon nga kryetari i Këshillit të Sigurisë që të thirr mbledhje urgjente që të flasë për këtë shkelje serioze dhe veprime të jashtëligjshme dhe ta nxjerrë këtë regjim kriminal para faqes së drejtësisë”, thuhet në letrën e përfaqësuesit të përhershëm të Iranit në KB, Amir Said Iravani.

Ai ia dërgoi letrën kryetarit aktual të Këshillit të Sigurisë së KB-së, përfaqësuesit zviceran Paskal Kristin Bersvil dhe sekretarit të përgjithshëm Antonio Guteresh. 

Gjatë sulmit izraelit ndaj Iranit, i cili zgjati pesë orë, ishin qëlluar 20 caqe në atë vend, ndërsa u vranë katër ushtarë. 

Një seri e shpërthimeve u dëgjuan në rrethinën e Teheranit menjëherë pasi ushtria izraelite njoftoi se po zhvillohen sulme ndaj caqeve ushtarake në Iran si hakmarrje për sulmin e Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR