Irani e konfirmoi vdekjen e shefit të inteligjencës së Gardës revolucionare
- - Korpusi i Gardës revolucionare iraniane (IRGC) kumtoi se në mëngjes është vrarë gjeneral-majori Maxhid Hadem, pa dhënë detaje.
- Post By Sara Ademi
- 11:42, 6 prill, 2026
Teheran, 6 prill 2026 (MIA) - Korpusi i Gardës revolucionare iraniane (IRGC) kumtoi se në mëngjes është vrarë gjeneral-majori Maxhid Hadem, pa dhënë detaje.
Hadem ishte shef i inteligjencës së IRGC-së.
Paraprakisht, ministri izraelit i mbrojtjes, Izrael Kac, tha se është informuar që armata izraelite e ka eliminuar Hademin. Sipas Kac, ai është përgjegjës i drejtpërdrejtë për sulmet vdekjeprurëse me raketa ndaj civilëve izraelit.
Garda Revolucionare gjuan ndaj civilëve, ndërsa ne i eliminojmë kokat e terroristëve. Liderët iranian jetojnë në gjendje të ndjekjes. Do të vazhdojmë dhe do t'i gjuajmë një nga një, citoi Kac. sa/
foto: MIA arkivi