• e mërkurë, 26 qershor 2024

Ipsviç kthehet në Premier ligë pas 22 vitesh mungesë

Ipsviç kthehet në Premier ligë pas 22 vitesh mungesë

Ipsviç, 4 maj 2024 (MIA) - Ipsviç Taun do të luajë në Premier ligë për herë të parë që nga viti 2002. Skuadra siguroi vendin e dytë në renditjen përfundimtare në Çempionship pasi fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Hadersfild në xhiron e fundit. Skuadra e Kiran Mekena kishte tre pikë përpara Lidsit dhe para ndeshjeve finale i duhej një pikë që të luante në ligën e parë.

Ipsviç i bashkohet Lesterit i cili më parë fitoi kampionatin në Çempionship dhe siguroi rikthimin në Premier ligë.

Lids do të përballet me Norviçin në gjysmëfinalen e plej- ofit, ndërsa Soutemptoni me Uest Bromviç Albion. Ndeshjet e para zhvillohen më 12 maj.

Birmingam, Hadersfild dhe Roterham kanë rënë në ligën e tretë të futbollit anglez.

Foto: Ipsviç

QËNDRONI TË LIDHUR