• e mërkurë, 05 shkurt 2025

Inzagi për barazimin me Milanin: Lojtarët e mi ishin të jashtëzakonshëm, kaluam shumë vështirësi

Inzagi për barazimin me Milanin: Lojtarët e mi ishin të jashtëzakonshëm, kaluam shumë vështirësi

Milano, 3 shkurt 2025 (MIA) – Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka lavdëruar lojtarët e tij ku mbrëmë në derbin e qytetit luajtën baras 1:1 me Milanin.

"Djemtë ishin të mrekullueshëm, u përballën me gjithçka përveç fatit të keq. Kaluam shumë vështirësi në këtë ndeshje. Kishim tre shtylla, tre gola të anuluar, penallti që nuk u referua nga arbitri, një ndërhyrje pa leje ndaj Markus Turamit. Por edhe kundërshtari luajti shkëlqyeshëm dhe duhet përgëzuar. Ne luajtëm ndeshjen tonë të 17-të në dy muaj dhe i përgëzova djemtë. Gjithmonë duam të fitojmë dhe nuk lejuam që të dekurajohemi nga fati i keq në këtë ndeshje", deklaroi trajneri i Interit për "Sky Sport Italia".
Golin për Interin e shënoi Stefan De Vrij në minutën e tretë të kohës shtesë.

Interi është i dyti në tabelën e Serisë A me 51 pikë, ndërsa Milani ka grumbulluar gjithsej 35 pikë dhe ndodhet në pozitën e 8-të.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR