• e premte, 05 dhjetor 2025

Intensifikohen aktivitetet e pjesëmarrësve në Zgjedhjet lokale 2025

Intensifikohen aktivitetet e pjesëmarrësve në Zgjedhjet lokale 2025

Shkup, 4 tetor 2025 (MIA) - Intensifikohen aktivitetet zgjehdore të pjesëmarrësve në Zgjedhjet lokale 2025. Në ditën e gjashtë të fushatës njëzetditore për zgjehdjet e 19 tetorit partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur do të mbajnë tubime dhe takime me qytetarë në disa pjesë të vendit.

VMRO-DPMNE në pushtet do të mbajë tubime nët ë cilat do t'i prezantojë kandidatët e propozuar pë kryetarë të komunave dhe këshilltarët në Tearcë, Bërvenicë, Jegunoc, Gjorçe Petrov dhe në Kumanovë.

LSDM sot pasdite dhe në mbrëmje është në Gradsko, Çashkë, Veles dhe në Sveti Nikole.

Kandidatët e Së Majtës në Kërçovë dhe në Ohër do të kenë takim me qytetarë, ndërsa në Strugë do të mbahet promovimi i kandidates për kryetare të Strugës, Jovana Mojsoska. Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq dhe kandidati për kryetar të Aerodromit, marjan Dimitriv.

Platforma qytetare "Të pavarur së bashku" do të mbajë konferencë për shtyp me rastin e paraqitjes së brezit të gjelbër afër pishinës që është në kaudër të qendrës sportive-rekreative "Saraj".

Edhe partia punëtore do të mbajë promovimin e kandidatëve për kryetarë të komunës dhe këshiltlarëve për komunën Gazi Babë.

Partia politike MAAK do të mbajë takime me qytetarë.

Fushata për zgjedhjet lokale përfundon më 17 tetor në mesnatë, pas çka pason heshtja 24-orëshe para zgjehdjeve më 19 tetor. ab/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR