• e hënë, 23 dhjetor 2024

Instituti parlamentar i Kuvendit, nikoqir i konferencës së gjashtë të Forumit ndërkombëtar të qendrave të vizitorëve të parlamenteve

Instituti parlamentar i Kuvendit, nikoqir i konferencës së gjashtë të Forumit ndërkombëtar të qendrave të vizitorëve të parlamenteve

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA)- Mbi 40 pjesëmarrës nga 19 parlamente nacionale nga bota marrin pjesë në Forumin ndërkombëtar të qendrave të vizitorëve të parlamenteve i gjashti me radhë që nga 26 deri më 29 shtator 2023 mbahet në Kuvend në Shkup.

Forumi ndërkombëtar i qendrave të vizitorëve të parlamenteve i bashkon përpjekjet e veprimtarisë proaktive të parlamenteve në demokracitë për edukim politik të të rinjve, për transparencë dhe hapje të parlamenteve, për miratimin e ligjeve, për rëndësinë historike të parlamenteve dhe dialogun midis qytetarëve dhe deputetëve të tyre.

Në konferencën treditore do të bisedohet mbi qasjen e parlamenteve përkundrejt qytetarëve në trendët e digjitalizimit, mjetet dhe programet për informim, evalvimin digjital të programeve dhe mbindërtimin e qasjeve, si dhe mbi rëndësinë e arsimit joformal në informimin e qytetarëve për institucionet e tyre demokratike.

Instituti parlamentar në vitin 2022 ka shërbyer 8422 qytetarë maqedonas nëpërmjet programeve edukative: “Parlamenti i fëmijëve”, “Kam qëndrim”, “Debate studentore” dhe vizita në Kuvend duke u dhënë njohuri mbi procesin ligjvënës dhe rolin e Kuvendit në sistemin e pushtetit shtetëror.

Në këtë konferencë do të prezantohet programi për gjimnazistët “Kam qëndrim”, i cili ka për qëllim të stimulojë debat të argumentuar dhe prezantim publik me simulim të procedurës ligjvënëse.

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR