Instituti për mjekësi transfuziologjike: Disponojmë me sasi të majftueshme të gjakut
- Instituti për mjekësi transfuziologjike informoi se disponon me sasi të majftueshme të gjakut dhe kompontenteve të gjakut nga të gjitha grupet.
- Post By Besnik Shuki
- 11:08, 16 mars, 2025

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Instituti për mjekësi transfuziologjike informoi se disponon me sasi të majftueshme të gjakut dhe kompontenteve të gjakut nga të gjitha grupet.
"Falë përkrahjes së vazhdueshme nga dhuruesit humanë të institutit tonë, me sukses i plotëson kërkesat për të gjithë pacientët. Në këtë moment nuk ka nevojë për dhurimin e jashtëzakonshëm të gjakut", thuhet në informatën e ISHP Instituti për mjekësi transfuziologjike.
Prej aty u shprehin ngushllime të thella familjarëve të viktimave në fatkeqësinë tragjike në Koçan.
"Ne vazhdojmë të jemi këtu për të gjitha nevojat dhe ta japim kontributin tonë në sigurimin e ndihmës mjekësore për ata që kanë nevojë", thuhet në kumtesë. bsh/
Foto: Arkiv