• e hënë, 23 dhjetor 2024

Institucionet e BE-së arritën marrëveshje për Mekanizmin për mbështetje të Ukrainës

Institucionet e BE-së arritën marrëveshje për Mekanizmin për mbështetje të Ukrainës

Bruksel, 6 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së dhe Parlamentit Evropian natën e kaluar arritën marrëveshje të përkohshme për propozimin e Eurokomisionit për krijimin e Mekanizmit të ri të vetëm për mbështetje të rimëkëmbjes, rikonstruimit dhe moderinizimit të Ukrainës, me buxhet të përgjithshëm prej 50 miliardë euro, përmes të cilit në të njëjtën kohë do të mbështeten edhe përpjekjet e vendit për zbatimin e reformave si pjesë e rrugës së saj të anëtarësimit drejt BE-së. 

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Mekanizmi do ta bashkojë në kornizën e vetme të gjithë mbështetjen e buxhetit të BE-së për Ukrainën për periudhën 2024-2027, duke siguruar ndihmë koherente, të parashikueshme dhe fleksibile e dedikuar për vend i cili përballet me sfidat e krijuara në kushte të luftës. 

Sipas ministrit belg të Financave, Vinsent van Petegem, vendi i të cilit është kryesues aktual me Këshillin e BE-së, ky Mekanizëm do t'i mundësojë Unionit që ta ndihmojmë popullin ukrainas që ta rinovojë vendin e tij në kushte të sfidave të papara të cilat i sjell agresioni rus ndaj Ukrainës. 

"Në të njëjtën kohë, mbështetja do t'i ndihmojë Ukrainës që t'i vazhdojë reformat dhe përpjekjet për modernizim të nevojshme që ajo të përparojë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit të ardhshëm në BE", shtoi Van Petegem, duke shtuar se BE-ja është e gatshme që ta mbështesë Ukrainën aq gjatë sa është e nevojshme. 

Sipas marrëveshjes, Mekanizmi do të strukturohet në bazë të tri shtyllave - Plani për Ukrainën, Korniza e investimeve për vendin dhe Ndihma për anëtarësim drejt BE-së.

Plani për Ukrainën, të cilin duhet ta përgatisë Qeveria në Kiev, do t'i përmbajë qëllimet dhe përpjekjet e saja për rimëkëmbje, rikonstruim dhe modernizim të vendit dhe për reformat të cilat planifikon t'i ndërmarrë si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE.

Në bazë të zbatimit të qëllimeve të theksuara në Plan, do të realizohet edhe pagesa e mbështetjes financiare për Ukrainën në formë të granteve dhe huave, për çka do të përgatitet program me përmbledhje të kushteve për vendin dhe kornizë kohore për pagesë të mjeteve. 

Korniza e investimeve, përfaqëson instrument në bazë të të cilit BE-ja do të sigurojë mbështetje në formë të garancive të buxhetit për pagesë të granteve dhe huave nga institucione publike dhe private. Korniza do t'i mbulojë rreziqet për huatë dhe format e tjera të financimit me të cilat do të mbështetej zbatimi i qëllimeve të parapara me Mekanizmin. 

Shtylla e tretë do t'i përfshijë ndihmën konkrete dhe masat e tjera për mbështetje të Ukrainës në harmonizimin e legjislacionit kombëtar të BE-së dhe për zbatimin e reformave strukturore në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Union. 

Nga buxheti i përgjithshëm prej 50 miliardë euro i paraparë me Mekanizimin për mbështetje të Ukrainës, 33 miliardë euro do të jenë në formë të huave, ndërsa 17 miliardë të tjera në grante, të cilat do të sigurohen përmes instrumentit të ri të veçantë të vendosur me revizionin e Kornizës financiare shumëvjeçare të BE-së. Nga ana tjetër, garancitë për kreditë do të sigurohen në bazë të shembullit të financimit vijues në kuadër të Ndihmës Makrofinanciare "Plus" (MFA+).

Sipas marrëveshjes, Ukraina do të mund të kërkojë pagesë të parafinancimit në shumën deri në shtatë për qind të shumës së parashikuar me Planin.

Një pjesë e konsiderueshme e investimeve në kuadër të Planit dhe Kornizës së investimeve do të dedikohen për realizimin e projekteve "të gjelbërta". Një pjesë e mjeteve nga Plani do të drejtohen për të mbështetur zbatimin e reformave nga autoritetet kombëtare, ndërsa nga Korniza e investimeve edhe për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Teskti i marrëveshjes parashikon edhe fleksibilitet të caktuar në lidhje me menaxhimin me buxhetin e Ukrainës, duke pasur parasysh se Ukraina është një vend në luftë.

Parakusht për mbështetjen e shtetit në kuadër të Mekanizmit do të jetë që Kievi të vazhdojë të mbështesë edhe respektojë mekanizmat efektive demokratike, duke përfshirë edhe sistemin parlamentar shumëpartiak dhe sundimin e ligjit, si dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e personave që i përkasin komuniteteve pakicë.

Me marrëveshjën është parashikuar se Parlamenti Evropian do të mund së paku çdo katër muaj të kërkojë bisedime me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit dhe për realizimin cilësor dhe sasior të përparimit, para së gjithash në lidhje me dimensionet sociale, ekonomike dhe ekologjike.

Marrëveshja e arritur tani duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti, pas së cilës do të fillojë procedura formaëe për miratimin e rregullores për Mekanizmin, e cila do të hyjë në fuqi ditën e nesërme pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Unionit dhe do të fillojë të aplikohet menjëherë. fc/ ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR