• e hënë, 23 dhjetor 2024

INSA: AfD është partia e dytë në Gjermani sipas popullaritetit tek votuesit, prapa koalicionit CDU/CSU

INSA: AfD është partia e dytë në Gjermani sipas popullaritetit tek votuesit, prapa koalicionit CDU/CSU

Berlin, 4 korrik 2023 (MIA) - Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka mbështetje prej 21 për qind të votuesve, që është mbështetje rekorde për këtë parti skajshmërisht djathtiste, tregon hulumtimi i Institutit INSA.

"Bild" sot shkruan se këto të dhëna do të thonë se AfD për momentin është partia e dytë më popullore në Gjermani dhe se "i është afruar shumë" koalicionit CDU/CSU, i cili e ka mbështetjen prej 25,5 për qind të të anketuarve.

Socialdemokratët (SPD) tani kanë rënë në vend të tretë me mbështetje prej 19 për qind, ndërsa të Gjelbrit janë të katërtit me 14,5 për qind mbështetje. FDP stagnon me ,bështetje prej 6,5 për qind.

Konkludimet nga hulumtimi tregojnë se koalicioni në pushtet i "semaforit" (SPD/Të Gjelbrit/FDP) ka mbështetje prej 40 për qind të votuesve në Gjermani, që do të thotë se këto parti janë larg shumicës parlamentare.

Megjithatë, sipas gazetës Bild, koalicionet e mundshme kuq-e-zi (CDU/CSU/SPD) dhe zi-e-gjelbër (CDU/CSU/Të Glebrit) akoma kalojnë më keq se shumica e tanishme.

Sipas gazetës, do të ishte e mundshme vetëm CDU/CSU të bashkohen me SPD dhe FDP, të cilët së bashku do të kishin mbështetjen e 51 për qind të elektoratit apo CDU/CSU dhe FDP të bashkohen prapa të Gjelbërve, që do të çonte drejt shumicës parlamentare.

"Vetëm dy koalicione katërpartiake udhëheqin drejt shumicës. Unioni CDU/CSU mbetet opsioni më i fuqishëm politik, por AfD e sfidon", deklaroi drejtori i INSA, Herman Binkert. Ai shtoi se peisazhi politik në Gjerm,ani po ndryshon, por se për momentin do të ishte e pamundur të sundohet pa dhe kundër CDU/CSU.

Hulumtimi, gjithashtu, tregoi se politikani më popullor në Gjermani edhe më tej është ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius nga SPD (52,8 për qind të mbështetjes), përderisa kancelari Olaf Sholc (40,8 për qind) nga vendi i shtatë doli në të gjashtin. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR