• e hënë, 23 dhjetor 2024

Infantino bëri thirrje për humbje automatike të ekipeve, tifozët e të cilëve demonstrojnë racizëm gjatë ndeshjes

Infantino bëri thirrje për humbje automatike të ekipeve, tifozët e të cilëve demonstrojnë racizëm gjatë ndeshjes

Cyrih, 21 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Federatës botërore të futbollit (FIFA) Xhani Infantino bëri thirrje për humbje automatike të ekipeve, tifozët e të cilëve shprehim racizëm. Ai foli për incidentin me portierin e Milanit, Majk Manjan mbrëmë në ndeshjen me Udinezen.

"Ngjarjet që kanë ndodhur në Udine janë tejet të papranueshme. Racizmi dhe format e tjera të diskriminimit nuk kanë vend në futboll ose shoqëri. Lojtarët e goditur nga ngjarjet e djeshme kanë përkrahjen time të plotë. E domosdoshme është që të gjitha palët të veprojnë, duke filluar nga arsimi në shkolla, që gjeneratat e ardhshme të kuptojnë se racizmi nuk është pjesë e futbollit dhe shoqërisë", tha Infantino.

Krahas procesit në tre hapa: ndërprerjes së ndeshjes, ndërprerjes së sërishme të ndeshjes, anulimit të ndeshjes, duhet të vendosim edhe ndalesë për racistë në stadiume mbarë botën dhe të ketë ndjekje penale kundër tyre.

FIFA dhe komuniteti i futbollit demonstrojnë solidaritet të plotë me viktimat nga abuzimi racist në forma të ndryshme të diskriminimit. Njëherë e përgjithmonë: Jo racizmit! Jo çdo forme të diskriminimit!”, ka shkuar Infantino në rrjetet sociale.

Portieri i Milanit mbrëmë në takimin me Udinezen u eksponua në fyerje raciste nga ana e tifozëve vendorë, pas çka e braktisi fushën dhe ndeshja është ndërprerë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR