• e enjte, 30 janar 2025

Igor Nikollov është propozuar ambasador i ri i vendit në Francë

Igor Nikollov është propozuar ambasador i ri i vendit në Francë

Shkup, 29 janar 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se këshilltari i tij i deritanishëm për politikë shëndetësore prof. dr. Igor Nikollov do të jetë ambasadori i ri i vendit në Francë. 

“Prof.dr. Igor Nikollov, ai ishte këshilltari im në pjesën e politikës shëndetësore, marrëveshja e të cilit do të ndërpritet, sepse gjatë mbledhjes së djeshme ishte propozuar nga Qeveria të jetë ambasador i ri i shtetit tonë për Francën”, deklaroi Mickoski në pyetjen e gazetarëve për marrëveshjet e këshilltarëve të tij në kazermën “Goce Dellçev” në Komunën Aerodrom ku ishte simuluar sulm kibernetik. 

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi në konferencë për media në dhjetor të vitit të kaluar i paralajmëroi ndryshimet e Ligjit për Punë të Jashtme, i cili do të miratohet në mënyrë transparente dhe në procedurë të rregullt, qëllimi i të cilit është profesionalizimi i shërbimit diplomatik dhe përmirësimi i punës dhe funksionimit të sistemit gjithëpërfshirës shtetëror i përfshirë në proceset diplomatike, si dhe ndërmarrja e kompetencave në pjesën e tregtisë së jashtme dhe investimeve të huaja, detyrim i cili doli nga ndryshimet e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore. 

Ndryshimet ndër të tjera parashikojnë rritje të përqindjes së ambasadorëve të emëruar të cilët do të jenë nga radhët e diplomatëve profesionistë të Ministrisë. Në vend të përqindjes aktuale prej një të tretës, në të ardhmen parashikohet rritje prej të paktën gjysmës nga radhët e kuadrove profesionist. Gjithashtu, parashikohet rritja e mandatit të diplomatëve të dërguar në misionet diplomatike dhe konsullore nga tre në katër vjet aktual.

Ndryshimet e ligjit e precizojnë edhe zgjidhjen ligjore në pjesën e pjesëmarrjes së Kuvendit, sipas të cilave, në të ardhmen, pas miratimit të këtij ligji, do të hidhet poshtë mundësia që presidenti i shtetit ta nënshkruajë dekretin pa u respektuar procedura adekuate në Kuvend. 

Në konferencën për media ministri Mucunski paralajmëroi se në kohën sa më të shpejtë të mundur do të plotësohen të gjitha pozicionet kyçe të ambasadorëve. fc/

Fotografia: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR