IDF-ja sulmohet në veri të Gazës - akuzojnë për shkelje të armëpushimit
- Forcat mbrojtëse izraelite sot njoftuan se një numër i madh i ushtarëve të tyre janë të lënduar lehtë pas sulmeve të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës që duket se është shkelja e parë e armëpushimit, njofton "Tajms of Izrael".
- Post By Besnik Shuki
- 16:52, 28 nëntor, 2023
Tel Aviv, 28 nëntor 2023 (MIA)- Forcat mbrojtëse izraelite sot njoftuan se një numër i madh i ushtarëve të tyre janë të lënduar lehtë pas sulmeve të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës që duket se është shkelja e parë e armëpushimit, njofton "Tajms of Izrael".
Hamasi e akuzoi IDF-në se ata janë të parët që e kanë shkelur armëpushimin, transmeton portali izraelit.
Sipas IDF-së, tre mjete shpërthyese kanë qenë të aktivizuara në afërsi të forcave në dy lokacione të ndara në pjesën veriore të Rripit të Gazës, "duke shkelur marrëveshjet për armëpushim".
Armata thotë se në njërin prej incidenteve është shtënë drejt ushtarëve izraelit të cilët i janë përgjigjur sulmit.
"Në të dyJa rastet, forcat e IDF-së u gjendën në linjat e marrëveshjes për armëpushim", shtojnë prej atje.
Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit deklaroi se luftëtarët e tij iu përgjigjën "shkeljes së qartë" të armëpushimit nga ana e IDF-së në pjesën veriore të Ripit të Gazës e cila rezultoi me përplasje, duke mos ofruar detaje të tjera rreth incidenteve.
Hamasi njoftoi, transmeton "Tajms of Izrael" se është "i përkushtuar ndaj armëpushimit për aq kohë sa armiku respekton atë dhe ne u bëjmë thirrje ndërmjetësve që të bëjnë presion mbi pushtuesin që të respektojë të gjitha kushtet e armëpushimit në tokë dhe në ajër”. ss/
Foto: arkivi MIA-s