• e mërkurë, 31 korrik 2024

IDF: Në sulmin në Bejrut është vrarë një komandant ushtarak i Hezbollahut

IDF: Në sulmin në Bejrut është vrarë një komandant ushtarak i Hezbollahut

Tel-Aviv, 31 korrik 2024 (MIA) - Ushtria izraeilte mbrëmë vonë ka njoftuar se forcat e aviacionit izraelit në një paralagje të Bejrutit e kanë vrarë komandantin kryesor ushtarak të Hezbollahut dhe shef i njësitit të tij strategjik, Fuad Shukr, i njohur si "Sajid Muhsan".

Fuad ka qenë dora e djathtë e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Hasan Nasrala dhe këshilltari i tij për operacione ushtarake, theksohet në kumtesën e IDF-së.

"Fuad Shukr i ka orientuar sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit nga 8 tetori", shtohet në komunikatë, në të cilën thuhet se ai është përgjegjës edhe për vrasjen e 12-të fëmijëve në sulmin e paradokohshëm të Majdal Shams në Rrafshnaltën e Golanit të okupuar nga Izraeli.

Grupi i armatosur Hezbollah ka mohuar implikimin në sulm.

Ndërkaq, Ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas informacioneve fillestare, nga një sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit mbrëmë janë vrarë tre civilë, një grua dhe dy fëmijë, ndërsa janë plagosur 74 persona.

Mediat franceze theksojnë se sulmi kishte në shënjestër Fuad Shukr, lider ushtarak i Hezbollahut proiranian dhe se burime pranë grupit pretenduan se ai i mbijetoi sulmit, por ky informacion nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR