• e mërkurë, 20 nëntor 2024

IDF: Hezbollahu ka hedhur një breshëri raketash në veri të Izraelit

IDF: Hezbollahu ka hedhur një breshëri raketash në veri të Izraelit

Tel Aviv, 12 mars 2024 (MIA) - Organizata e militantëve islamik Hezbollah mëngjesin e sotëm ka kryer dy sulme nga Libani drejt Izraelit verior, me çka janë hedhur rreth 100 raketa, kumtoi armata izraelite.

Në sulmin e parë janë hedhur rreth 70 raketa nga Libani drejt lartësisë së Golanskit që është një nga sulmet me raketa më të fuqishme që Hezbollahu ka kryer në territorin izraelit, shkruan "Tajms of Izrael".

Në sulmin e dytë janë hedhur rreth 30 raketa.

Sipas informatave të para në sulmin nuk ka të plagosur.

Disa nga raketat u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore "Kupola e hekurt" mbi Izraelin verior.

Raketimi pasoi mbrëmë vonë pasi forcat izraelite kryen sulme thellë brenda territorit libanez, me aeroplanë luftarak që goditën dy bastione të Hezbollahut. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR