• e premte, 05 dhjetor 2025

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shkup, 4 nëntor 2025

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet e fundit politike sidomos për zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoren e VLEN në shumicën e komunave shqiptare.

Ibrahimi ka sfiduar Ali Ahmetin, duke theksuar se kur të dëshiroje ai shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

"Ne jemi të gatshëm që kur të doje zoti Ahmeti shkojmë në zgjedhje parlamentare edhe njëherë. Absolutisht kur të krijohen kushtet, të merremi vesh shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe edhe njëherë zotin Ahmeti ta bindim se është humbës. Gjasa ka por nuk ka arsye. Për shkak se shumica është stabile. Për shkak se pushteti lokal është i fituar. Për shkak se ne kemi plot punë për të realizuar dhe nuk ia vlen të bëjmë një garë elektorale edhe njëherë vetëm për të dëshmuar se kush është më i fuqishëm", deklaroi Ibrahimi.

Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR