• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Huthët pohojnë se kanë sulmuar dy anije në Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian

Huthët pohojnë se kanë sulmuar dy anije në Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian

Sanë, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryengritësit jemenë Huthët mbrëmë kumtuan se kanë sulmuar dy anije në Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian.

Një anije në Detin e Kuq u sulmua nga një varkë pa ekuipazh, ndërsa anija në Oqeanin Indian u sulmua me disa raketa.

Zëdhënësi i Huthëve, Jahija Sari deklaroi se anijet e sulmuara kanë qenë pronë e kompanive "të cilat e kanë shkelur ndalesën për hyrje në portet e Palestinës së okupuar". Por, ai nuk saktësoi se kur janë kryer sulmet.

Huthët nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, i sulmojnë anijet izraelite, amerikane dhe të shteteve tjera në Detin e Kuq, me qëllim që t'u jepet fund sulmeve izraelite ndaj enklavës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR