• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hungaria nga sot kryeson me BE-në

Hungaria nga sot kryeson me BE-në

Bruksel, 1 korrik 2024 (MIA) - Hungaria e ndërmerr nga sot kryesimin me BE-në, ndërsa një nga shtatë prioritetet e Budapestit do të jetë një politikë e qëndrueshme dhe e bazuar në meritat e zgjerimit me mesazh se BE-ja nuk mund të jetë e plotë pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në bllok.

Përveç zgjerimit, prioritetet e kryesimit hungarez do të jenë konkurrueshmëria, mbrojtja, migrimi i paligjshëm, zhvillimi rajonal, politika bujqësore dhe demografia, thuhet në faqen e internetit të Presidencës. "BE-ja ka kohë që është angazhuar në sigurimin e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, sepse komuniteti nuk mund të jetë i plotë pa aderimin e këtij rajoni. Integrimi i rajonit sjell përfitime për Bashkimin Evropian në aspektin ekonomik, të sigurisë dhe gjeopolitik". Për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, shtohet se partnerët do të ftohen në konsultime si në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor ashtu edhe në kuadër të Komunitetit Politik Evropian.

Gjashtë prioritetet tjera të kryesimit hungarez kanë të bëjnë me marrëveshjen e re evropiane të konkurrencës, përforcimit të politikës evropiane të mbrojtjes, parandalimit të migrimit ilegal, formësimit të së ardhmes së politikës së kohezionit të BE-së, politika bujqësore e BE-së e orientuar nga fermerët dhe adresimi i sfidave demografike.

Në pjesën e programit që i referohet veprimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, thuhet se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është një interes jetik i BE-së dhe se presidenca hungareze do të mbështesë thellimin e projekteve specifike për bashkëpunim me rajonin, veçanërisht për përmirësimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal. Theksohet se gjatë presidencës, Hungaria planifikon të organizojë një samit BE-Ballkani Perëndimor në rajon dhe të mbajë konferenca ndërqeveritare me vendet kandidate.

Interesi kryesor i BE-së është, theksohet, të ruajë stabilitetin në fqinjësinë e afërt dhe që rajoni të anëtarësohet në BE në të ardhmen e parashikueshme.

Kur bëhet fjalë për politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, thuhet se gjatë presidencës, duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë, Budapesti do ta konsiderojë si prioritet sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Sahelit përmes misioneve ushtarake, bashkëpunimit dhe dialogut të BE-së fokusuar në sigurinë, si dhe sigurimin e mbështetjes nëpërmjet Instrumentit Evropian për Paqe.

Kur bëhet fjalë për telekomunikimet, thuhet se do të bëhen përpjekje për afrimin e Ballkanit Perëndimor dhe Gjeorgjisë me zonën roaming të BE-së, ndërsa në program, ndër të tjera, theksohet edhe rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në garantimin e sigurisë së Evropës.

Motoja e presidencës së ardhshme gjashtëmujore hungareze të BE-së do të jetë "Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe", tha më herët ministri hungarez i BE-së, Janosh Boka, duke paraqitur prioritetet dhe ambiciet e presidencës hungareze, e cila vjen në periudhën e konstituimit të udhëheqjes së re në institucionet evropiane, dhe atë e merr Belgjika, e cila në gjashtë muajt e fundit arriti të mbyllë mbi 60 propozime ligjore.

Gjatë kryesimit belg, BE-ja arriti të gjejë konsensus për mbështetjen e re financiare për Hungarinë, duke i përfshirë edhe mjetet e ngrira ruse. Zyrtarisht u hapën negociatat inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë, u miratuan pakoja e 13-të dhe 14-të e sanksioneve kundër Rusisë.

Hungaria do të kryesojë me BE-në nga 1 korriku deri më 31 dhjetor. sa/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR