• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hulumtim: Mbi gjysma e punonjësve mediatikë kanë paga nën mesataren, në mediat onllajn çdo i treti është i regjistruar me orar të plotë të punës

Hulumtim: Mbi gjysma e punonjësve mediatikë kanë paga nën mesataren, në mediat onllajn çdo i treti është i regjistruar me orar të plotë të punës

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Një hulumtim i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) tregon se 55 për qind e 3.146 pozitave të punës në media kanë paga nën mesataren. Nga numri i përgjithshëm, 53 për qind janë gra në këtë profesion. Një e pesta gjegjësisht mbi 600 punojnë në mediat onllajn ku, sipas të dhënave, është edhe përqindja më e madhe (mbi 70) e punonjësve mediatikë që marrin paga nën mesataren shtetërore. 

"Në mediat onllajn 39,1 për qind gëzojnë të drejtat nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës, gjegjësisht janë të punësuar me orar të plotë. Ajo që kishim frikë dhe të dhënat fillestare dolën të ishin realitet i ashpër – punonjësit e mediave të punësuar në edicionet onllajn janë vetëm një e pesta e numrit të përgjithshëm të vendeve të punës, gjegjësisht mbi 600 punonjës. Fatkeqësisht, vetëm një nga tre të punësuar është i regjistruar rregullisht për punë me orar të plotë, ndërsa pagat janë nën mesataren shtetërore", tha kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski, duke i bërë të ditura rezultatet e hulumtimit që Sindikata i bën në kuadër të projektit "Të drejtat e punëtorëve për gazetari të pavarur"në partneritet me Institutin RESIS dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se pasiguria ekonomike është ende sfidë për gazetarët dhe punonjësit mediatikë, ndërsa fokusi duhet, tha, të mbetet në përpjekjet për përmirësimin e të drejtave të tyre të punës dhe sociale. Ai theksoi se Komisioni Evropian vuri në dukje se është e nevojshme të përmirësohet dialogu ndërmjet sindikatave dhe Qeverisë për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet, siç është numri i madh i kontratave me afat të caktuar dhe me kohë të pjesshme, pa sigurim social dhe shëndetsor.

Falë mbështetjes së BE-së, tha kryetari i sindikatës, me këtë hulumtim shteti tani numërohet në mesin e pak vendeve të cilat kanë mbikëqyrje të plotë në gjendjen e kësaj felle. Hulumtimi do të vazhdojë deri në qershor dhe në bazë të të dhënave, në fazën e ardhshme do të krijohen propozime për ndryshimet më të nevojshme ligjore që do të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e ambientit në të cilin punojnë punonjësit mediatikë dhe për stimulimin e cilësisë së profesionit. 

Në konferencën "Siguria socioekonomike - kusht për gazetari profesionale", euroambasadori Dejvid Gir porositi se që gazetarët ta punojnë punën e tyre duhet të ketë kushte adekuate politike, ekonomike dhe shoqërore. 

"Është kruciale që të ketë kushte socioekononike të cilat do tu mundësojnë që të investoni në punën të cilën e punoni, që do të nënkuptonte se nuk do të jeni gjithmonë vetëm në kontratë të përkohshme, kontratë të pjesshme dhe të mos e dini nëse do ta keni punën e njëjtë edhe javën e ardhshme. Siguria, kushtet e duhura të punës nuk janë luks, ato janë të patjetërsueshme", theksoi Giri. 

Maja Sever, kryetarja e Federatës Evropiane të Gazetarëve, në fjalimin onllajn foli për luftën sindikale të gazetarëve në rajon dhe në Evropë. Porositi se që të mbrohet pavarësia dhe profesionalizmi i mediave është e nevojshme të investohet dhe të përmirësohet statusi socioekonomik i gazetarëve. 

"Është e rëndësishme të sigurohet pavarësia dhe qëndrueshmëria e mediave duke mbrojtur statusin socio-ekonomik të gazetarëve. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta të organizatave mediatike, shoqërisë civile, sindikatave të pavarura, madje edhe bashkëpunimit dhe negociatave me autoritetet shtetërore, mund të krijojmë një klimë/ambient në të cilin gazetarët mund të përmbushin rolin e tyre si mbrojtës të së vërtetës dhe mbrojtës të interesit publik", tha kryetarja e Federatës Evropiane të Gazetarëve. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR