• e diel, 22 dhjetor 2024

"Honda" tërheq 250.000 makina në SHBA për shkak të defekteve

Los Anxhelos, 20 nëntor 2023 (MIA) - "Honda" ka tërhequr gjithsej 250.000 makina në SHBA për shkak të defekteve në prodhim që mund ta dëmtojnë motorin, raportojnë mediat perëndimore.

Sipas një njoftimi që prodhuesi i makinave ka dorëzuar në Drejtorinë  Kombëtare për Siguri në Trafik në Autostrada të SHBA-së, një pjedë  e motorëve në modelet "Akura" dhe "Honda" mund të shkaktojnë "mosfunksionim ose ngecje të motorit gjatë ngasjes", duke e rritur rrezikun e zjarrit, përplajses dhe lëndimeve. Kjo është tërheqja e 14-të e makinave Honda këtë vit dhe e pesta më e madhe deri më tani. Me këtë, numir i automjeteve Honda të tërhequra në vitin 2023 ka kaluar tre milionë.

Tërheqja përfshin modelet "Akura Ti-el-eks" 2015-2020 dhe "Em-di-eks 2016-2020". Potencialisht të prekura janë dhe "Honda Odisej" nga 2018 dhe viti 2019. "Pajlots" nga viti 2016, 2018 dhe 2019 si dhe "Rixhlajn" të prodhuara mes vitit 2017 dhe 2019.

"Honda" ka njoftuar se pronarët do të njoftohen me letër nga fillimi i janarit, pas kontrollimit të motorëve, riparimi dhe zëvendësimi i motorëve do të jetë pa pagesë.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR