Problemet u tejkaluan, pagat u paguan: HM Transport vazhdon të punojë pa pengesa
- Komunikacioni hekurudhor në shtet nga sot pasdite u normalizua tërësisht pasi pas bojkotit të pjesërishëm, të cilin e filluan dje një pjesë e personalit makinist dhe ekzekutiv, u rrumbullaksua pagesa e pagës së nëntorit dhe po punohet në realizimin e kërkesave tjera.
- Post By Besnik Shuki
- 14:50, 2 janar, 2026
Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni hekurudhor në shtet nga sot pasdite u normalizua tërësisht pasi pas bojkotit të pjesërishëm, të cilin e filluan dje një pjesë e personalit makinist dhe ekzekutiv, u rrumbullaksua pagesa e pagës së nëntorit dhe po punohet në realizimin e kërkesave tjera.
"Sot realizuam takim me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Transportit, z. Stefan Vollkanovski lidhur me bojktotin e pjesërishëm të pjesës më të madhe nga personeli makinist dhe ekzekutiv në HM Transporti. Në takimin hapur biseduam për problemin dhe e njoftuam opinionin se i njëjti u tejkalua, është paguar pjesa e dytë e pagës për muajin nëntor 2025 dhe po punohet aktivisht në realizimin e kërkesave tjera të Sindikatës", deklaroi për MIA-n, Toni Dimovski, kryetar i Organizatës sindikale të makinistëve të Maqedonisë dhe përfaqësues i personelit makinist dhe ekzekutiv në HM Transport.
HM Transport, shtoi Dimovski, vazhdon me punë të papenguar dhe mbetet në koordinim të ngushtë me institucionet shtetërore për tejkalimin e sfidave, me të cilat ballafaqohet ndërmarrja.
Trenat e parë që do të fillojnë pasdite pas ndërprerjes së bojkotit të pjesërishëm janë në relacionet Shkup - Gjevgjeli në orën 16:55 dhe Shkup - Kumanovë në 16:57.
Gjatë bojkotit, i cili filloi dje në ora 04 e 47 minuta, kanë qarkulluar pjesa më e madhe e trenave transportues.
Pjesa e parë e pagës për muajin nëntor u pagua më datën 18 të muajit të kaluar, ndërsa pagesa e sotme e rrumbullakson pagën e nëntorit dhe vazhdon koordinimi për realizimin e kërkesave të sindikatës për pagesën e orëve jashtë orarit, pagesën shtesë për mbi 150 orë jashtë orarit, rritjen e koeficientit për 0,80 për shkak të rritjes së harxhimeve për jetë dhe pagesën e një bonusi prej 10 për qind të pagës për thirrjet e jashtëzakonshme në punë. bsh/
Foto: MIA arkiv