"Higjiena komunale": Ngriten 55 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Çair dhe Qendër
- Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale - Shkup ngriti dhe transportoi përafërsisht 55 metra kub mbetje nga deponi të egra të vendosura në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit, njoftoi Ndërmarrja publike "Higjiena komunale" - Shkup.
- Post By Besnik Shuki
- 10:58, 8 janar, 2025
Shkup, 8 janar 2025 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale - Shkup ngriti dhe transportoi përafërsisht 55 metra kub mbetje nga deponi të egra të vendosura në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit, njoftoi Ndërmarrja publike "Higjiena komunale" - Shkup.
"Pjesa më e madhe nga aktivitetet u zhvilluan në komunën Çair të Shkupit, ku është larguar deponi e egër e gjerë e vendosur në rrugën Xhon Kenedi, në afërsi të SHFK 'Vasill Gllavinov'. Ky lokacion përfaqëson një të ashtuquajtur 'pika e zezë', ku tashmë një periudhë të gjatë vazhdimisht hedhet mbetje në sipërfaqet publike ose të trafikut", thuhet në kumtesën e ndërmarrjes.
Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe në bulevardin Brigada Maqedono - Kosovare, si dhe në rrugën Cvetan Dimov, gjatë së cilës janë ngritur gjithsej 25 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup gjatë ditës së djeshme ngriten edhe përafërsisht 20 metra kub mbetje nga paketimet e kartonit të hedhura përgjatë rrugës Todor Aleksandrov, në shtrirjen që shpie në Vodno të Mesme. bsh/
Foto: NP "Higjiena komunale" - Shkup