Hezbollahu kalon në fazë të re, eskaluese në luftën kundër Izraelit pas vrasjes së Sinvarit
- Grupi libanez Hezbollah sot publikoi se kalon në fazë të re, eskaluese në luftën kundër Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Jahja Sinvar, ku do të përdor projektile për të sulmuar ushtarë izraelitë.
- Post By Besnik Shuki
- 08:27, 18 tetor, 2024
Bejrutl, 18 tetor 2024 (MIA) - Grupi libanez Hezbollah sot publikoi se kalon në fazë të re, eskaluese në luftën kundër Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Jahja Sinvar, ku do të përdor projektile për të sulmuar ushtarë izraelitë.
Hezbollahu në kumtesë njofton se nga fillimi i ofensivës tokësore në Liban më 1 tetor, armata izraelite ka humbur 55 ushtarë, ndërsa më shumë se 500 janë plagosur, njoftojnë mediumet britanike.
Sinvar, organizatori i sulmit më 7 tetor të vitit 2023, pas çka filloi lufta në Gazë, është vrarë të mërkurën gjatë operacionit të ushtarëve izraelitë në enklavën palestineze.
Sinvar, i cili u emërua lider i Hamasit pas vrasjes së shefit politik, Ismail Hanija në Teheran në korrik, besohet se është fshehur në tunelet e ndërtuara nga Hamasi nën Gazë në dy dekadat e fundit.
Ushtria izraelite publikoi incizime nga një dron ku shihet se si Sinvar ulet në një kolltuk, i mbuluar me pluhur, brenda në një ndërtesë të shkatërruar.
Liderët perëndimorë deklaruan se vdekja e tij jep mundësi të jepet fund konfliktit, por kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se lufta do të vazhdojë derisa nuk kthehen pengjët izraelitë, të mbajtur nga Hamasi. bsh/
Foto: X