• e diel, 05 janar 2025

Hetim për vrasje gjatë dhunës familjare në Tetovë, propozohet paraburgim

Hetim për vrasje gjatë dhunës familjare në Tetovë, propozohet paraburgim

Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Tetovë sot ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një tetovari 65-vjeçar, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale "vrasje", sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 nga Kodi penal, gjatë dhunës familjare.

"Pas zënkës së shkurtë të ndërsjellë, i dyshuari me të shtëna nga një pushkë gjuetie, të cilën e ka poseduar me leje, me paramendim e ka privuar nga jeta djalin e tij 39-vjeçar, me të cilin kanë jetuar në të njëjtën banesë. Plumbi e ka qëlluar viktimën në gjoks dhe ai menjëherë ka vdekur, ndërsa i dyshuari është ulur afër trupit të të ndjerit derisa i kanë gjetur", thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

Prokurori kompetent publik deri te gjykatësi me procedurë paraprake ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR