Helikopterët e policisë me 54 ton ujë të hedhura kanë lokalizuar zjarrin në Sveti Nikollë
- Njësiti i helikopterëve për qëllime policore sot ka vepruar në zonën e Sveti Nikollës, ku me sukses ka lokalizuar zjarrin e shkaktuar rreth orës 11:30, informon MPB-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 18:09, 5 gusht, 2023

Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Njësiti i helikopterëve për qëllime policore sot ka vepruar në zonën e Sveti Nikollës, ku me sukses ka lokalizuar zjarrin e shkaktuar rreth orës 11:30, informon MPB-ja.
"Helikopterët e MPB-së (Mi171 dhe Bell412) në 34 raste kanë hedhur 54 ton ujë. Zjarri është lokalizuar plotësisht", thuhet në kumtesë.
video: https://youtu.be/JSHziyfMovw