Hapja zyrtare e zgjerimit të kapacitetit të kopshtit "Kokiçe" në Kisella Vodë
- Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijës sot zyrtarisht do të hapet zgjerimi i objektit "Kokiçe", në përbërje të çerdhes "Veseli Cvetovi" në komunën e Kisella Vodës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:54, 20 nëntor, 2023

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijës sot zyrtarisht do të hapet zgjerimi i objektit "Kokiçe", në përbërje të çerdhes "Veseli Cvetovi" në komunën e Kisella Vodës.
Në hapje është paralajmëruar fjalim i ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, i zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe kryetarit të Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.
Foto: Arkivi i MIA-s