• e mërkurë, 15 maj 2024

Hamilton paralajmëron vazhdimin e bashkëpunimit me Mercedesin

Hamilton paralajmëron vazhdimin e bashkëpunimit me Mercedesin

Londër, 26 maj 2023 (MIA) - Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Luis Hamilton të cilit kontrata me Mercedesin i skadon në fund të sezonit ka paralajmëruar se do të rinovojë bashkëpunimin me ekipin gjerman, duke hedhur poshtë zërat se është në negociata me Ferrarin. 

“Ekipi im është në bisedime me Toto (Volf, shefin e Mercedesit)... ne jemi pothuajse në fund që të kemi gati një marrëveshje. Kjo është hera e parë që nuk po negocioj vetë, kam një ekip të mrekullueshëm pas meje”, tha Hamilton përpara Çmimit të madh të Monakos.

Përgjigja e tij vjen pasi mediat britanike shkruanin ditët e fundit se po zhvillohen negociata mes pilotit 38-vjeçar dhe ekipit italian të Ferrarit që kinse  ka qenë i gatshëm t'i ofronte britanikut një kontratë rreth 48 milionë euro.

“Ne nuk kemi dërguar ofertë deri te Hamiltoni. Fare nuk kemi pasur bisedime për atë temë”, ka demantuar drejtori i Ferrarit, Frederik Vaser duke shtuar se çdo skuadër do ta dëshironte Hamiltonin në radhët e tyre.

Titullin e tij të parë botëror, Hamiltoni e fitoi me Meklarenin në vitin 2008, pas së cilës nga viti 2014 deri në vitin 2020 u bë kampion bote edhe gjashtë herë tjera me ekipin gjerman të Mercedesit në Formula1. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR