• e hënë, 20 maj 2024

Hamasi: Ndihma ushtarake amerikane për Izraelin është dritë e gjelbër për sulm ndaj palestinezëve

Hamasi: Ndihma ushtarake amerikane për Izraelin është dritë e gjelbër për sulm ndaj palestinezëve

Gazë, 21 prill 2024 (MIA) - Lëvizja silamiste palestineze Hamas sot vlerësoi se Uashingtoni me miratimin e ndihmës ushtarake prej 13 miliarëd dollarëve i ka dhënë Izraelit "dritë të gjelbër për vazhdim të agresionit ndaj palestinezëve".

Qeveria amerikane "bartë përgjegjësi politike, juridike dhe morale për krimet e luftës" që Izraeli i kryen kundër palestinezëve "përmes ndihmës së vet ushtarake, e cila e shkelë të drejtën ndërkombëtare dhe paraqet 'çek blanko' dhe dritë të gjelbër për vazhdimin e agresionit brutal kundër popullit tonë", ceket në kumtesën e Hamasit, transmeton Beta.

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan të shtunën miratoi pako të madhe të ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, në vlerë prej 95 miliardë dollarëve, si dhe për ndalesë të mundshme të TikTokut në SHBA. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR