• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm me raketa në Jerusalem

Hamasi ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm me raketa në Jerusalem

 Jerusalem, 15 dhjetor 2023 (MIA)  -  Krahu ushtarak i Hamasit sonte e ka nfërmarrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm me raketë në Jerusalem.

 Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar nga sulmi me raketa.

 Shërbimi i shpëtimit i Izraelit tha se ishte njoftuar për sulmet.

 Raketat e lëshuara në Izraelin qendror i aktivizuan sirenat paralajmëruese të raketave në të gjithë Jerusalemin, raportuan më herët mediat amerikane.

 Tani për tani nuk është e qartë  sa raketa janë lëshuar, por gazetarët amerikanë raportojnë se sistemi izraelit antiraketë "Kupola e hekurt" pasdite ka reaguar disa herë dhe ka hasur dhe shkatërruar të paktën tre raketa.

 Mediat izraelite raportuan se sirenat në Jerusalem u aktivizuan për herë të fundit më 30 tetor.

 Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, sulmet me raketa janë shtuar në Tel Aviv dhe zonat në kufi me Rripin e Gazës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR