• e mërkurë, 03 korrik 2024

Hamas: Jemi të gatshëm për armëpushim gjashtëjavor në këmbim të pengjeve

Hamas: Jemi të gatshëm për armëpushim gjashtëjavor në këmbim të pengjeve

Gazë, 15 mars 2024 (MIA) - Hamasi i cili deri më tani kërkonte armëpushim përfundimtar në Gazë para shkëmbimit të pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë, tani është i gatshëm për armëpushim gjashtëjavor, deklaroi një përfaqësues i lëvizjes islamike palestineze.

Sipas këtij armëpushimi, 42 pengje, gra, fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë, do të mund të lirohen në këmbim të 20 deri 50 pengjeve palestinezë varësisht situatës, shumë më pak se sa kërkoi Hamasi. Sipas Izraelit 130 pengje ende mbahen në Gazë, ndërsa besohet se 32 prej tyre janë të vdekur. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR