• e shtunë, 05 tetor 2024

Hamas: Armata izraelite e arrestoi drejtorin e spitalit më të madh në Gazë

Hamas: Armata izraelite e arrestoi drejtorin e spitalit më të madh në Gazë

 Gazë, 23 nëntor 2023 (MIA) - Drejtori i spitalit më të madh në Gazë është arrestuar nga ana e forcave izraelite të mbrojtjes , bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

 "Dr. Selmea, drejtori i spitalit Al-Shifa, si dhe një pjesë e personelit mjekësor i cili ende është i pranishëm në spital, janë arrestuar", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë Ashraf al Kudra.

 Objekti ka qenë fokusi kryesor i operacionit tokësor izraelit në pjesën veriore të Gazës, ndërsa ushtria ka kryer ndërhyrje javën e kaluar.

 Forcat Izraelite të Sigurisë (IDF) pohojnë se Hamasi përdor kompleks të tuneleve nën spital që të organizojë sulme dhe të fshehë pengje, që grupi militant  mohon.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR