• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Halandi për incidentin me Gabrielin: Nuk pendohem për shumë gjëra në jetën time

Halandi për incidentin me Gabrielin: Nuk pendohem për shumë gjëra në jetën time

Mançester, 10 tetor 2024 (MIA) – Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland deklaroi se nuk pendohet për shumë gjëra në jetë pasi goditi me top në kokë mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel gjatë ndeshjes së muajit të kaluar në Premier ligë.

Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa për “qytetarët” një pikë siguroi Xhon Stouns në minutën e 98-të.

Teksa festonte golin e vonuar të Stounsit, norvegjezi 24-vjeçari mori topin dhe e goditi në kokë Gabrielin.

"Ishte në vlugun e lojës... Ajo që ndodh në fushën e futbollit mbetet në fushën e futbollit. Kjo është mënyra. Nuk pendohem për shumë gjëra në jetë", ka thënë sulmuesi.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR