• e hënë, 01 korrik 2024

Haland, sportist i vitit sipas zgjedhjes së Bi-Bi-Si-së

Haland, sportist i vitit sipas zgjedhjes së Bi-Bi-Si-së

Londër, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Servisi radiodifuziv britanik "Bi-Bi-Si" lojtarin Erling Haland e shpalli sportist të vitit.

Sulmuesi norvegjez 23-vjeçar fitoi kurorë të trefishtë me manpester sitin në sezonin 2022/23, duke e fituar Premier ligën, Kupën FA dhe Ligën e kampionëve.

Haland, çmimin personaliteti sportiv i vitit e fitoi në ceremoni solemne organizuar nga "Bi-Bi-Si".

Për çmimin konkurruan edhe gjimnastja amerikane Simon Bajls, futbollistja e Spanjës dhe barcelonës, Ajtana Bonmati, tenisti serb Novak Gjokoviq, kapiteni i ekipit jugafrikan të ragbit, Sija Kolasi dhe kampioni botëror në Formula 1, Maks Verstapen.

Vitin e kaluar çmimin e fitoi Lionel Mesi, i cili me Argjentinën e fitoi Kampionatin botëror. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR