Haland: Norvegjia asnjëherë nuk është kualifikuar në Kupën e botës sa jam në reprezentacion, tani jemi shumë afër
- Sulmuesi i Mançester Sitit dhe Norvegjisë, Erling Haland, ka shprehur pritshmëritë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kupës së botës 2026 kundër Italisë.
- Post By Fami Bajrami
- 17:15, 16 nëntor, 2025
Milano, 16 nëntor 2025 (MIA) – Sulmuesi i Mançester Sitit dhe Norvegjisë, Erling Haland, ka shprehur pritshmëritë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kupës së botës 2026 kundër Italisë.
"Ndjej përgjegjësi të madhe për ta çuar Norvegjinë në Kupën e botës. E kam thënë këtë shumë herë. Është një përgjegjësi e madhe dhe është diçka për të cilën kam punuar që kur u bashkova me reprezentacionin në vitin 2019. Jemi kaq afër tani... Nuk e di nëse mund ta quash histori apo diçka tjetër. Norvegjia nuk është kualifikuar kurrë, ndërsa unë kam qenë me reprezentacionin dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. E përsëris, do të bëj gjithçka që mundem që kjo të ndodhë", tha Halandi për "Goal.com".
Norvegjia është lidere e tabelës së Grupit I me 21 pikë. Reprezentacioni i Italisë ka 18 pikë pas shtatë ndeshjeve kualifikuese dhe është e dyta.
Ndeshja Itali-Norvegji do të luhet sonte në orën 20:45 në Milano.
Kupa e botës 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Foto: EPA