• e premte, 05 korrik 2024

Haland mund të kalojë në Barcelonë pas përfundimit të sezonit

Haland mund të kalojë në Barcelonë pas përfundimit të sezonit

Barcelonë, 10 janar 2024 (MIA) - Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland mund ta braktis ekipin në fund të sezonit dhe karrierën ta vazhdojë në kampionatin spanjoll, njofton gazetari Fransoa Galjardo.

Sipas njohësit të mirë të futbollit spanjoll, Halandi (23) do të bëhet lojtar i Barcelonës, ndërsa katalonasit për transferin e norvegjezit do të paguajnë 100 milionë euro. Vet sulmuesi moti u pajtua të kalojë në Barcelonë.

Haland këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje për Mançester Siti, ka shënuar 19 gola dhe ka realizuar pesë asiste. 

Portali "Transfermarket" e vlerëson lojtarin në 180 milionë euro. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR