• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gvir dhe Smotriç: Kabineti ushtarak bën gabim me karburantin në Gaza - është sinjal dobësie

Gvir dhe Smotriç: Kabineti ushtarak bën gabim me karburantin në Gaza - është sinjal dobësie

Tel Aviv, 17 nëntor 2023 (MIA)- Ministri izraelit për siguri kombëtare Itamar Ben Gvir e ka kontestuar vendimin e kabinetit ushtarak për të lejuar sasi të vogla të karburantit në Gaza.

Sipas tij, forumi i përbërë nga kryeministri Benjamin Netanjahu, ministri i Mbrojtjes Joav Galant, ministri Beni Ganc dhe disa vëzhgues "po e udhëheqin Izraelin në politikën e gabuar", raportoi "Tajms of Izrael".

"Derisa pengjet tona nuk fitojnë asnjë vizitë nga Kryqi i kuq, nuk ka kuptim që t'ju japim dhurata humanitare armikut", tha Gvir.

Kolegu i tij, ministri i Financave, Bezalel Smotriç, përsëri, thotë se lejimi i dërgimit të karburantit në Gaza "është një gabim i rëndë dhe bie ndesh me vendimin e kabinetit".

Lëvizja e tillë, thotë ai, "tregon dobësi, i jep oksigjen armikut dhe i lejon (liderit të Hamasit në Gaza) Sinvarit të ulet rehat në bunkerin e tij të klimatizuar, të shikojë lajme dhe të vazhdojë të manipulojë me shoqërinë izraelite dhe me familjet e të kidnapuarve". ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR