Guvernatori i SHBA-së: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e politikanes dhe bashkëshortit të saj
- Policia në shtetin amerikan Minesota e arrestoi kryesin e dyshuar të të shtënave fatale të shtunën ndaj një politikaneje demokrate dhe bashkëshortit të saj, deklaroi dje guvernatori i Minesotës, Tim Volc.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:54, 16 qershor, 2025

Uashington, 16 qershor 2025 (MIA) - Policia në shtetin amerikan Minesota e arrestoi kryesin e dyshuar të të shtënave fatale të shtunën ndaj një politikaneje demokrate dhe bashkëshortit të saj, deklaroi dje guvernatori i Minesotës, Tim Volc.
Mediumet amerikane paraprakisht kumtuan se një burrë 57-vjeçar është arrestuar. "Njujork tajms" kumtoi se është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe tentim për vrasje të shkallës së dytë për vrasjen e çiftit në shtëpinë e tyre dhe tentim vrasje të një politikani tjetër demokrat dhe bashkëshortes së tij në shtëpinë e tyre.
I dyshuari u arrestua dje në qarkun Sibli, në Minesota, kumtuan disa mediume amerikane, duke iu referuar nëpunësve policorë.
Kryesi i përfolur, sipas hetimeve të mediumeve amerikane, punon në industrinë për sigurim. Para arrestimit të të dyshuarit, në afërsi ishte gjetur automobili për të cilin dyshihej se i takonte. Burri iku pas krimit të shtunën, që shkaktoi ndjekje të madhe pas tij.
Të shtunën herët në mëngjes, një sulmues i armatosur i vrau përfaqësuesen demokrate Melisa Hortman, anëtare e asamblesë shtetërore të Minesotës, dhe burrin e saj Mark në shtëpinë e tyre në qytetin Bruklin Park. Në një sulm të ndarë në Çaplinin fqinj, senatori shtetëror dmeokrat Xhon Hofman dhe gruaja e tij Ivet u qëlluan dhe morën lëndime serioze.
Autoritetet besojnë se sulmet ishin të motivuara politikisht. ab/
Foto: МIА arkivi