• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Guteresh: Protektorati i KB-së në Gazë nuk është zgjidhje e mirë

Guteresh: Protektorati i KB-së në Gazë nuk është zgjidhje e mirë

Gazë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Protektorati i KB-së në Gazë pas luftës nuk do të ishte zgjidhje, vlerësoi sot sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore Antonio Guteresh dhe u angazhua për "tranzicion" në të cilin do të përfshihen më shumë faktorë, siç janë SHBA-ja dhe vendet arabe.

"Kjo tragjedi mund të shndërrohet në mundësi, ndërsa që kjo të jetë e mundur, është e nevojshme që pas luftës në mënyrë vendimtare dhe të pakthyeshme të lëvizim drejtë zgjidhjes", deklaroi Guteresh. 

Kjo, sipas tij, arrihet përmes autoritetit të përforcuar palestinez, ndërmarrjen e përgjegjësive në Gazë. 

"Por, autoriteti palestinez nuk mund të vijë në Gazë me tanke izraelite", shtoi ai dhe tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurojë periudhë tranziti. 

Ai vlerëson se protektorati i KB-së në Gazë nuk është zgjidhja. 

"Mendoj se na duhet qasje me më shumë palë të prekura, në të cilën vende të ndryshme, etnitete të ndryshme do të bashkëpunojnë", tha ai.

Ai precizoi se në mesin e faktorëve do të jetë SHBA-ja e cila do të jenë garanci për sigurinë e Izraelit dhe vendeve arabe nga rajoni të cilët u nevojiten palestinezëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR