• e hënë, 07 tetor 2024

Guteresh ftoi Izraelin që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e lagjeve hebraike në Bregun perëndimor

Guteresh ftoi Izraelin që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e lagjeve hebraike në Bregun perëndimor

Nju Jork, 20 qershor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërpresë zbatimin dhe të rishqyrtojë siç tha ai, vendimin alarmues dhe shqetësues për zgjerimin e lagjeve hebraike në Bregun Perëndimor, deklaroi zëvendës zëdhënës i KB-së Farhan Hak, cituar nga mediat britanike.

“Sekretari i përgjithshëm përsëriti se lagjet hebraike paraqesin shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar. Ato janë një pengesë e rëndësishme për realizimin e një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete dhe një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.

"Zgjerimi i këtyre lagjeve ilegale është një burim serioz i tensioneve dhe dhunës dhe përkeqëson problemet humanitare", ka thënë Hak.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR