• e premte, 05 korrik 2024

Guteresh: Çdo i punësuar në KB është i kyçur në akte terroriste do të përgjigjet penalisht

Guteresh: Çdo i punësuar në KB është i kyçur në akte terroriste do të përgjigjet penalisht

Nju-Jork, 28 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh ka deklaruar se "çdo i punësuar në KB i përfshirë në akte terrorizmi" do të ndiqet penalisht, pas akuzave se disa punëtorë të UNRVA-s kanë marrë pjesë në sulmin e Hamasit më 7 tetor drejt Izraelit jugor.

"Nga 12 personat e përfshirë në atë sulm, që rezultoi me operacionin ushtarak izraelit në Rripin e Gazës, nëntë prej tyre u janë ndërprerë kontratat, njëri është konfirmuar i vdekur dhe identiteti i dy të tjerëve është ende duke u përcaktuar", ka specifikuar Guteresh.

Kreu i Organizatës botërore, në të njëjtën kohë, u bëri thirrje qeverive që të vazhdojnë mbështetjen ndaj UNRVA-s, pas vendimit të nëntë vendeve, përfshirë edhe SHBA-në dhe Britaninë, që ta ndalojnë përkohësisht financimin e agjencisë së KB-së që ndihmon refugjatëve palestinezë.

“Çdo punonjës i KB-së i përfshirë në akte terrori do të thirret për përgjegjësi, përfshirë ndjekjen penale”, theksoi Guteresh. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR