• e martë, 06 gusht 2024

Gundogan ka vendosur të mbetet në Barcelonë

Gundogan ka vendosur të mbetet në Barcelonë

Barcelonë, 6 gusht 2024 (MIA) - Mesfushori i Barcelonës, Ilkaj Gundogan nuk ka për qëllim të largohet nga ekipi katalonas këtë verë, njofton "Mundo Deportivo".

Përfaqësuesit e futbollistit e kanë informuar menaxhmentin e klubit për këtë vendim.

Paraprakisht u publikua se Gundogan do të mund të kalojë në klubin e Katarit, Al-Sad.

Sezonin e kaluar, mesfushori 33-vjeçari ka luajtur 51 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe 14 asistime. Kontrata e tij me ekipin është deri verën e vitit 2025. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR