• e shtunë, 29 qershor 2024

Guardiola për dy humbjet radhazi: Kjo ndodh, ndonjëherë humbim gjatë sezonit

Guardiola për dy humbjet radhazi: Kjo ndodh, ndonjëherë humbim gjatë sezonit

Mançester, 2 tetor 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola nuk është i shqetësuar për dy humbjet radhazi të ekipit të tij. Qytetarët kanë humbur nga Njukasëll me rezultatin 1:0 në ndeshjen e Liga kupës angleze dhe nga Volverhempton me rezultatin 1:2 në Premier ligë.

"Kjo ndodh, ndonjëherë humbim ndeshje gjatë sezonit. Do të thoja se nuk humbim aq shpesh, por kjo ndodh. Tani të rikuperohemi nga kjo, me kujdes të analizojmë çka ka ndodhur. Krahas kësaj, lojtarët që mungojnë do të kthehen së shpejti", deklaroi Guardiola, i cituar nga "Beanyman Sports".

Mançester Siti është në vendin e parë në Premier Ligë me 18 pikë. Në xhiron e ardhshme Siti më 8 tetor do të luajë si mysafir tek Arsenali.

Paraprakisht, ekipi i Guardiolës më 4 tetor do të luajë kundër Lajpcigut në xhiron e 2-të të fazës së grupeve në Ligën e kampionëve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR