• e diel, 22 dhjetor 2024

Guardiola nuk planifikon të largohet nga Mançester Siti pas përfundimit të sezonit

Guardiola nuk planifikon të largohet nga Mançester Siti pas përfundimit të sezonit

 Mançester, 31 janar 2024 (MIA) -  Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i është përgjigjur pyetjes nëse do të qëndrojë në ekip edhe pas përfundimit të sezonit 2023/24.

Spnajolli  53-vjeçar e drejton ekipin që nga korriku i  vitit 2016.

"Kuptohet, tetë vjet janë shumë, sezoni i ardhshëm do të jetë i nënti në Mançester Siti. Duhet të shohim se si do të ndihen lojtarët, nëse mund të qëndrojmë në nivelin e tanishëm, nëse lojtarët do të më dëgjojnë, nëse do të ndihem i lodhur apo jo  - në përgjithësi, gjithçka varet nga shumë faktorë. Por tani për tani ndihem mirë", i citon gazetari Fabricio Romano fjalët e Guardiolës.

 Më 26 janar, trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop, njoftoi se do të largohet nga detyra në fund të sezonit 2023/24. Specialisti gjerman tha se një nga arsyet e vendimit të tij ishte se ndihet i lodhur nga puna e tij.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR