• e diel, 30 qershor 2024

Guardiola nuk dëshiron që Silva të largohet nga Mançester Siti

Guardiola nuk dëshiron që Silva të largohet nga Mançester Siti

Mançester, 18 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola nuk jep pëlqimin që mesfushori i skuadrës Bernardo Silva të largohet nga skuadra.

"Të gjithë e kërkojnë Silvën. Unë dua që ai të qëndrojë. Kjo është shumë me rëndësi për ekipin tonë", ka thënë Guardiola për Goal.com.

Më herët nëpër mediat angleze u raportua se portugezi mund të kalojë te Barcelona.

Silva këtë sezon luajti 24 ndeshje në Premier ligë, shënoi gjashtë gola dhe katër asiste.

Pas 28 ndeshjeve në Premier ligë, Mançester Siti ka 63 pikë dhe gjendet në vendin e tretë të renditjes.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR