Guardiola: Njerëzit kërkojnë shumë nga Siti
- Mançester Siti në duelin në Premir ligë kundër ekipit Brentford nesër hyn me katër pikë prapa liderit, Liverpulit, por menaxheri Pep Guardiola thotë se ekipi i tij nuk është nën presion shtesë madje edhe kur gara për titull hyn në fazë kyçe.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:28, 19 shkurt, 2024

Mançester, 19 shkurt 2024 (MIA) - Mançester Siti në duelin në Premir ligë kundër ekipit Brentford nesër hyn me katër pikë prapa liderit, Liverpulit, por menaxheri Pep Guardiola thotë se ekipi i tij nuk është nën presion shtesë madje edhe kur gara për titull hyn në fazë kyçe.
Siti, pa humbje në nëntë ndeshjet e fundit, është i treti në tabelë me 53 pikë, katër më pak se Liverpuli dhe dy më pak se Arsenali, por me një ndeshje më pak.
"Nuk ka presion shtesë. Tensioni është i njejtë në çdo ndeshje. Në prëgjithësi, ishim më tepër se të ndershëm ndaj Çellsit, por i di standardet tona - nuk është lehtë t'i mbajmë gjatë, por megjithatë e bëmë atë. Nëse do të kishim fituar me 3:0 kundër Çellsit, presioni do të ishte i njejtë për fitore në ndeshjen e ardhshme. Njerëzit kërkojnë tejet shumë nga ne, duhet të jetojmë me atë", deklaroi Guardiola.
Pasi që e humbi mundësinë të ngritet në kreun e tabelës pas barazimit 1:1 në terren vendor kundër Çellsit të shtunën, Siti mund të ngritet në vendin e dytë me fitore të mundshme në ndeshjen e shtyrë kundër Brentfordit të plasuar në vendin e 14-të, ekip i cili ua shkaktoi humbjen e fundit në terren vendor në vitin 2022. ab/
Foto: Arkivi