Guardiola: Mançester Siti kundër Realit tani duket si derbi
- Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola i dha komentet e tij të para për shortin për plejofin në Ligën e Kampionëve.
- Post By Besnik Shuki
- 16:00, 31 janar, 2025
Mançester, 31 janar 2025 (MIA) - Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola i dha komentet e tij të para për shortin për plejofin në Ligën e Kampionëve.
Me të u përcaktua që "qytetarët" të ballafaqohen me Realin e Madridit të katërtin sezon me radhë.
Sipas spanjollit, ky ballafaqim tani e ka statusin e derbit në këtë garë.
"Kjo tani duket si derbi, pasi është sezoni i katërt me radhë kundër Realit të Madridit. Edhe Bajerni edhe Reali ishin me të vërtetë kundërshtarë të vështirë. Të shpresojmë se në mënyrën më të mirë do të hyjmë në ndeshjen e parë në stadiumin tonë, e pastaj në Madrid. A kemi mundur të jemi mes tetë të parëve? Po, por nuk ishim mjaftë të mirë. Nuk e merituam atë pasi fituam vetëm në tre ndeshje dhe një herë luajtëm baraz. Pësuam shumë humbje. Shorti është short", komentoi Guardiola. bsh/
Foto: Arkiv