Guardiola: Kur e fitoni Premier ligën gjashtë herë, në një moment do të ketë rënie
- Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola beson se sezoni i kaluar i cili nuk ishte i suksesshëm për “qytetarët” sa i përket rezultateve, do t’u sjellë dobi lojtarëve.
- Post By Fami Bajrami
- 14:37, 29 korrik, 2025
Mançester, 29 korrik 2025 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola beson se sezoni i kaluar i cili nuk ishte i suksesshëm për “qytetarët” sa i përket rezultateve, do t’u sjellë dobi lojtarëve.
"Nuk do të flas aq shumë për sezonin e kaluar, por për shtatë vitet e fundit. Kur e fiton Premier ligën gjashtë herë, në një moment do ketë rënie. Kjo është natyra njerëzore. Atëherë me gjasë duhej të kishim ndryshuar më shumë lojtarë, por është shumë e lehtë të flasësh për këtë pas ngjarjes. Ishte një proces që duhej kaluar, zgjati më shumë dhe kur ndodhi, ishte më i thellë nga sa mund ta kishim imagjinuar. Jo në kuptimin se përfundoi keq, sepse përfunduam në finalen e FA kupës dhe përfunduam të tretët në ligë. Nuk ishte aq keq. Duke parë prapa, nuk ishte një sezon aq i keq. Por kaluan shumë muaj pa fituar asnjë ndeshje. Kemi kaluar 13 ose 14 ndeshje pa fitore... Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Por kjo mund të jetë e dobishme për ne. Mendoj se në pesë deri dhjetë vitet e ardhshme gjërat do të shkojnë shumë mirë", ka thënë Guardiola.
Mançester Siti do ta fillojë sezonin e ri në Premier ligën angleze më 16 gusht si mysafir i Vulverhemptonit.
Foto: EPA