• e enjte, 04 korrik 2024

Guardiola: Ishim shumë fitores ndaj Totenhemit

Guardiola: Ishim shumë fitores ndaj Totenhemit

Mançester, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester Siti, Pep Guardiola e ka komentuar rezultatin baras me Totenhemin në derbin e xhiros së 14-të të Premier Ligës. 

Të dyja skuadrat luajtën 3:3, ku Mançester Siti kryesoi me 2:1 dhe 3:2, por pësuan gol në minutën e 90-të.

"Ishim shumë afër fitores. Kështu ishte edhe me Çellsin dhe me Liverpulin. Kishim shumë shanse, por nuk i realizuam. Kemi luajtur mirë, por për fat të keq nuk fituam. Ndonjëherë ndodhin gabime në futboll", deklaroi Guardiola për "Bi-Bi-Si".

Mançester Siti barazoi për të tretën ndeshje radhazi. Skuadra me 30 pikë është në vendin e tretë në renditjen e Premier Ligës.

Qytetarët të cilët e mbrojnë titullin e kampionit në Angli  do të përballen më 6 dhjetor me Aston Villën. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR